
Fituesi i balotazhit në komunën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, është inkuadruar sot drejtpërdrejt në emisionin Politiko, ku ka folur pas fitores së tij për mandatin e dytë në krye të komunës.
Idrizi tha se ndihet mirë dhe falënderues për besimin që qytetarët i kanë dhënë, duke theksuar se do të vazhdojë punën për zhvillimin e mëtejmë të Vushtrrisë.
“ Ishte vullnet i qytetarëve të Vushtrrisë dhe normalisht se jam i kënaqur” deklaroi ai.
Megjithatë, Idrizi ka bërë të ditur se deri më tani nuk është uruar nga kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Sylejman Meholli. Ai përmendi edhe ish-kryetarin nga LDK, Xhafer Tahiri, për të cilin tha se në zgjedhjet e kaluara e kishte uruar pas rezultatit.