
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në “Politiko lokale”, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të inaugurohet sheshi i ri i qytetit, një projekt i cili pritet të ndryshojë dukshëm pamjen urbane të Vushtrrisë.
“Javën e ardhshme mendojmë me e inaguru sheshin, është një shesh modern i mjaftueshëm për qytetarët e Vushtrrisë, ka amfiteatrin ku do të ketë shfaqje të ndryshme, hapësira të gjelbra, gastronomi”, ka thënë Idrizi.
Sipas tij, ky projekt është menduar të shërbejë jo vetëm si hapësirë për qetësi e rekreacion, por edhe si pikë grumbullimi për aktivitete kulturore, artistike dhe shoqërore.
Sheshi i ri pritet të bëhet një nga qendrat më të frekuentuara të qytetit, duke ofruar mundësi të reja për zhvillim të jetës publike e kulturore të Vushtrrisë./Gazeta10