Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Ndërtimin e stadiumit e kem fillu na në Studençan’, ‘Stadiumi është me 6.000 ulëse’, Mospajtime mes Berishës-Muharremajt

Gazeta10
01 October 2025 - 20:39

Debati zgjedhor për Suharekë është ndezur nga përplasjet mes kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Dardan Berisha, dhe kryetarit aktual të Komunës, Bali Muharremaj. Të dy u ballafaquan publikisht në “Politiko”  për çështjen e ndërtimit të stadiumit në Studençan.

Berisha tha se projekti i stadiumit është nismë e PDK-së, duke ironizuar me Muharremajn se po merr meritat për investime të qeverisë qendrore.

“Ndërtimin e stadiumit e kemi fillu na Partia Demokratike e Kosovës në Studençan, po më vjen mirë që po i përmend projektet që po i investon sot qeveria në Suharekë se po m’doket paske flirtu edhe ti me këta”, deklaroi Berisha.

Nga ana tjetër, kryetari aktual, Bali Muharremaj, theksoi se punimet në stadium kanë nisur gjatë mandatit të tij, duke përmendur edhe ish-ministren e Kulturës, Vlora Dumoshi.

“Stadiumi është nis në vitin 2021, Vlora Dumoshi u kanë ministre kur e kemi nis dhe për fat të mirë po përfundon. Stadiumi është me 6 mijë ulëse”, tha Muharremaj. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.