
Debatet mes kandidatit të PDK-së, Dardan Berisha, dhe kryetarit aktual të Suharekës, Bali Muharremaj në “Politiko”, janë ashpërsuar duke sjellë akuza e kundërakuza të drejtpërdrejta.
Berisha e kritikoi Muharremajn për, siç tha ai, qasjen e gabuar ndaj menaxhimit komunal.
“Qëllimi i kryetarit Muharremaj është vetëm te kockat edhe asfalti, unë mendoj që e ka qasjen gabim dhe për këtë do ta ndëshkojnë qytetarët”, deklaroi Berisha.
Në anën tjetër, Muharremaj iu përgjigj duke e cilësuar kandidatin e PDK-së si të painformuar:
“Në radhë të parë nuk je i informuar mirë, vizitat sistematike bahen çdo vit në muajin tetor në të gjitha shkollat e komunës së Suharekës”, tha ai.
Debati vazhdoi me sqarime shtesë nga Berisha, i cili theksoi se ai synon një qasje ndryshe për shëndetin e fëmijëve:
“Kush tha që nuk i ke ba, unë thash ka me i vazhdu po jo në mënyrën qysh i ke vazhdu ti. Unë thash vizita të rregullta shëndetësore për të gjithë fëmijët në kopshte dhe çerdhe, është diçka tjetër”, theksoi ai.
Polemika u mbyll me një koment të prerë nga kryetari aktual:
“Ti nuk po din çka po lexon”, tha Muharremaj.. /Gazeta10