
Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, dhe kryetari aktual Bali Muharremaj, e mbyllën shtrëngime duarsh debatin e zhvilluar në emisionin “Politiko” në Kanal10.
Pas një ballafaqimi të ashpër me akuza dhe kundërakuza për projektet komunale, të dy kandidatët u ngritën dhe shtrënguan duart, duke dhënë një mesazh pajtues për publikun.
“Le të fitojë më i miri dhe më punëtori”, u shpreh Muharremaj duke i dhënë fund debatit në një atmosferë më të qetë. /Gazeta10