
Debati zgjedhor për Kamenicën në “Politiko” ka përfunduar me ironi e me shtrëngime duarsh mes kandidatëve.
Teksa autori i emisionit Kushtrim Sadiku theksoi rolin e qytetarëve në vendimmarrje: “Kush do të jetë kryetar do ta vendosin qytetarët e Kamenicës, të cilët janë të kulturuar e të qetë. Këtë po e them unë që nuk jam nga atje, unë nuk jetojë në Kamenicë.”
Kandidatja e PDK-së, Jona Arifi iu përgjigj duke i bërë ftesë për të jetuar atje, pasi sipas saj me ardhjen e PDK-së në pushtet në atë komunë do të jetë më mirë.
“Mundesh me ardhë me jetu në Kamenicë, me qeverisjen tonë, ka me qenë ma e mirë.”
Ndërsa Surdulli i LDK-së ironizoi me pjesëmarrjen e Arifit në debat: “Për ty boll është kjo pjesëmarrje që e ke ba.” /Gazeta10