Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A mundet një prizrenali t’i prijë Prishtinës? – Çeku për paragjykimet: Ka qenë e sforcuar

Gazeta10
08 October 2025 - 20:53

Kandidati për kryetar të Prishtina, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj kritikave që lidhen me faktin se ai vjen nga Prizren dhe garon në kryeqytet.

I ftuar në “Politiko”, Çeku tha se këto janë sulme tipike të fushatës elektorale dhe se fokusi duhet të jetë tek programet për zhvillimin e qytetit, jo tek origjina e kandidatëve.

“Kur kam qenë në Shqipëri, askush nuk e ka parë si problem që dikush nga Kosova të udhëheqë një ministri. Edhe këtu nuk besoj se kjo vjen nga qytetarët e Prishtinës. Është e sforcuar, e sponsorizuar politikisht dhe nuk ka prodhuar ndonjë efekt,” ka deklaruar Çeku. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.