
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili në Politiko shpalosi planprogramin e tij për kryeqytetin.
Ismaili tha se nuk bën fjalë për probleme që e ndryshojnë Prishtinën pas 10 viteve, por ai kishte një vizion që e ndryshon kryeqytetin vetëm brenda një mandati. Ai tha se Prishtina akoma përballet me mbeturina e mungesë trotuaresh, po ashtu edhe mungesë ndriqimi, parqe e kënde për fëmijë, e shumë probleme të tjera.
Ismaili tha se ka anlizuar disa çështje e projekte të cilat zgjasin më shumë se një mandat. Ai tha se do të punojë për to por që nuk ka bërë premtime gjatë fushatës.
Ismaili tha se ka dhënë premtime vetëm për 4 vite.
Gjithashtu ai tha se nëse nuk i përmbahet 90% të premtimeve të tij, ai nuk do të kërkojë më asnjë votë nga qytetarët.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: