
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili së bashku me Kushtrim Sadikun duartrokitën kur kuptuan se Shqipëria është në epërsi ndaj Serbisë, e që ishte shumë e habitshme për ta.
Ismaili tha se është shumë me rëndësi sepse na kanë bërë shumë krenarë përderisa janë duke fituar, ndërsa Sadiku shpresonte që ta mbajnë këtë rezultat të paktën deri në fund të lojës.
Ismaili tha se kështu do të kemi lajme të mira edhe nesër. E lajm i mirë për të, siç e quan ai është se Prishtina ndryshon dhe ia jep mundësinë të bëjë një qeverisje që punon prej ditës së parë, e largon këtë lloj konflikti, iu kthehet gjërave që i takojnë qytetarëve, një kryetar që hyn në lagje e qytetarët që e shohin e nuk qëndron vetëm në zyre.
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje: