Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Shpejtim Bulliqi: Kemi bërë punë të jashtëzakonshme në Podujevë, prandaj qytetarët më besuan edhe një mandat

Gazeta10
13 October 2025 - 21:04

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës i cili edhe zyrtarisht fitoi shumicën e votave gjatë ditës së djeshme, Shpejtim Bulliqi, u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Bulliqi tha se qytetarët i besuan edhe një mandat sepse kemi rrealizuar një numër të madh të projekteve të rëndësishme në interes të qytetarëve. Ai tha s ekjo është një përgjegjësi e madhe që merr nga qytetarët, për të shtyrë tutje procese të tjera të rëndësishme të cilat tashmë janë janë parë në komunën e Podujevës, kanë filluar veçse ose që pritet të fillojn ë ditëve në vazhdim, shkruan Gazeta 10.

“E sigurisht që do të punojmë për mirëqenien e gjithë qytetarëve”, shtoi tutje Bulliqi.

Ai tutje përmendi edhe fushatën elektorale të cilën e kanë zhvilluar kundërkandidatët e tij. Ai tha se agresiviteti dhe arroganca që janë treguar gjatë debateve, ka qenë në dsaje të frikës që e kanë pasur se do ta humbin garën.

Bulliqi gjithashtu shoti se kishte qenë i bindur që qytetarët do ta votojne dhe se ai do ta fitonte edhe një mandat.

Ai tha s epër shkak të punëve të mira e të jashtëzakonshme, siç e quan ai,  që ka bërë në komunën e Podujevës, qytetarët ioa kanë besuar edhe një mandat. Ai shtoi se komuna e Podujevës nuk ka pasur asnjëherë intenzitet më të  madh të të zhvillimit për një periudhë kaq të shkurtë kohore.

“Vetëm në 5 vitet e fundit, nga 150 milionë euro investime, komuna e Podujevës ka arritur ti shumfishoje investimet në 200 deri 250 milionë euro”, shtoi tutje Bulliqi./Gazeta 10

Ndiqeni deklaratën e plotë për më shumë detaje nga Bulliqi:

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.