Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Xhafer Gashi: Po i prijmë garës me më shumë vota – Koalicionin e bëj me qytetarët

Gazeta10
13 October 2025 - 21:41

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Gashi doli i pari në rezultatet preliminare në Obiliq, ku fitoi 46,47% te votave apo 5,809 vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.

Xhafer Gashin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me 44,04% të votave apo  5,505 vota gjithsej.

Gashi në “Politko” i falenderoi të gjithë qytetarët që i dhanë besim me votat e tyre për qeverisjen e ardhshme. Ai tha se prapë jemi në garë, i prijmë garës  dhe shpresojmë që balotazhin do ta fitojmë.

Ai tha se edhe tri herë më përpara kishte qenë në balotazh dhe se  gjithherë ka qenë i kujdesshëm me qytetarët, e prandaj edhe kësaj radhe koalicionin do ta bënte me qytetarët./Gazeta 10

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje nga Gashi:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.