Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Sabedin Vishi: Kemi pritur rezultate më të mira, por jemi të kënaqur me rezultatin – Nuk do të bëjmë koalicion me askënd

Gazeta10
13 October 2025 - 22:52

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kaçanikut, Sabedin Vishi  u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Vishi doli i pari në rezultatet preliminare në Kaçanik, ku mori 39,86% të votave apo 6,379  vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.

Sabedin Vishin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka me 37,86% të votave apo  6,059  vota gjithsej.

Vishi tha se realisht kanë pritur rezultate më të mira nga këto zgjedhje, por megjithatë janë të kënaqur që prijnë, me më shumë vota.

Ai tha se në roundin e dytë do ta kalojnë me patjetër.

Gjithashtu ai theksoi se ka qenë një garë e vështirë për shkak të ndarjes së Partisë Demoktratike dhe falenderoi të gjithë qytetarët e Kaçanikut për kulturën e lartë politike që kanë treguar gjatë fushatës.

Ai tha se nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me askënd./Gazeta10

Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje nga Vishi:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.