
Ish-zëvendësministri i i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri përmes një videolidhjeje u paraqit në “Politiko” ku komentoi lajmin e madh se Kosovoa u njoh si shtet nga Siria.
Këtë e bëri të ditur vet Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ku së fundmi ka qëndruar në Arabinë Saudite, dhe me ndihmën e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, sot ne Riad u arrit marrëveshja se Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës.
Vokrri fillimisht uroi të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë njohje nga siria, e siç e quajti ai një njohje e madhe dhe e rëndësishme.
Vokrri tha se kjo njohje, e hap prespektivën për vazhdim të njohjeve nga shtetet që janë pranë atij shteti, pra Lindja e Mesme dhe Mesdheu Lindor. Ai tha se për shumë vite ka qenë i angazhuar në një organizatë joqeveritare përmes të cilës kanë punuar për të adresuar problemin përkatës dhe i ka vendosur në kontakt me pjestarët e popullit tonë që kanë marrë pjesë në kryengritjen e popullit sirian,
“Përmes këtyre kontakteve kemi mundur më vonë që të hyjmë në bisedime me pushtetin e ri”, tha tutje Vokrri.
Ai tha se filloi të interesohet për këtë çështje, qysh në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, kur kuptoi se ishte afër rënja e pushtetit të Assadit.
Për më shumë edtaje, ndiqeni deklaratën e plotë në videon më poshtë: