Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krenar Shala për Muhaxherin: Është asi kryetari dështak, e krahasoi Qeverinë e Kosovës me atë të Millosheviqit

Gazeta10
29 October 2025 - 21:33

Analisti politik, Krenar Shala në “Politiko” komentoi Koalicionet joparimore për zgjedhjet me balotazh, të cilat do të realizohen  në javën e dytë të muajit nëntor.

Shala e komentoi komunën  e Pejës dhe ish kryetarin e kësaj komune Gazmend Muhaxheri, i cile vie nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shala tha se Peja është qyteti më interesant që pritet të zhvillohet në zgjedhjet me balotazh. Ai e përmendi edhe arsyen se pse kjo komunë do të ketë zgjedhje interesante, ku tha se Gazmend Muhaxheri do të humb zgjedhjet dhe se elektorati i AAK-së do të votojnë kundër tij.

Shala gjithashtu theksoi se Muhaxheri është një kryetar dështak sepse nuk ka punuar asgjë në komunën e Pejës, e po ashtu promovon në profilin e tij zyrtar një copë rrugë, fare të vogël që e ka ndryshuar në këtë komunë e që ishte dashur të punonte shumë e shumë rrugë të tjera, jo të lavdërohet me një lagje.

Ai tha se Muhaxheri kishte bërë një gabim të madh, kur  e kishte krahasuar Qeverinë e Kosovës me Qeverinë e Millosheviqit. E këtë, Shala tha se nuk do ta harronte asnjëherë gjatë gjithë jetës së tij, e kjo do t’i kushtojë Muhaxherit në zgjedhje përsëri.

Për më shumë detaje, ndiqeni deklaratën e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.