Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

A është i sanksionuar Kurti për mandatar të dytë? – Sqaron avokati Hodaj

Gazeta10
28 October 2025 - 21:29

Avokati Taulant Hodaj ka komentuar mundësinë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mandatohet sërish për formimin e qeverisë së re, pas dështimit të krijimit të shumicës parlamentare.

Në Politiko, Hodaj tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 nuk e ksihte ndaluar që i njëjti kandidat të propozohet përsëri për kryeministër, duke theksuar se çështja mbetet në diskrecionin e presidentes së vendit.

“Interpretimi nëse kandidati i njëjtë mund të kandidohet prapë nuk është i shtjelluar në mënyrë të detajuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk e ka ndaluar një gjë të tillë. Nëse partia e parë e bind presidenten se i kanë votat dhe ia dërgon emrin e njëjtë presidentes, presidentja mundet që me ia dhënë apo mos me ia dhënë – domethënë e ka diskrecionin e plotë. Por në vitin 2014, nuk është që Gjykata e ka ndaluar,” deklaroi Hodaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.