
Kandidati për kryetar të Prishtina, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj kritikave që lidhen me faktin se ai vjen nga Prizren dhe garon në kryeqytet.
I ftuar në “Politiko”, Çeku tha se këto janë sulme tipike të fushatës elektorale dhe se fokusi duhet të jetë tek programet për zhvillimin e qytetit, jo tek origjina e kandidatëve.
“Kur kam qenë në Shqipëri, askush nuk e ka parë si problem që dikush nga Kosova të udhëheqë një ministri. Edhe këtu nuk besoj se kjo vjen nga qytetarët e Prishtinës. Është e sforcuar, e sponsorizuar politikisht dhe nuk ka prodhuar ndonjë efekt,” ka deklaruar Çeku. /Gazeta10