Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ardian Gola iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Gjakovës që të dalin të votojnë në balotazh: Vetëm kështu mund të kemi një qeverisje më legjitime, transparente dhe llogaridhënëse

Gazeta10
13 October 2025 - 21:21

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar komune në Gjakovë, Ardian Gola  u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.

Ardian Gola doli i dyti me radhë me më së shumti vota, pas kandidatit të AAK-së, Ardian Gjinit.

Gola gjithsej fitoi 32,82% to votave apo 12,989  vota gjithsej nga qytetarët e Gjakovës. Pas këtzre rezultateve, rezultoi se komuna e Gjakovës do të vazhdojë me balotazh dhe do të votojë përsëri pas rreth një muaji, shkruan Gazeta 10.

Gola në “Politiko” i falenderoi të gjithë qytetarët që kanë ndarë kohën e tyre për të dalur të votojnë, ku edhe kanë treguar nivel të lartë të qytetarisë dhe të kulturës demokratike.

Ai tha se të gjithë qytetarët e tjerë të cilët nuk kanë pasur mundësi të dalin të votjnë, iu bëri thirrje që të dalin të votojnë në balotazh, sepse kështu mund të kemi një qeverisje më legjitime, një përfaqësim më të mirë dhe qeverisje më transparente dhe llogaridhënëse./Gazeta10

Ndiqeni deklaratën e plotë të Golës, për më shumë detaje:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.