Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bulliqi i bindur në fitore: Pres ta festojmë të dielën pa balotazh

Gazeta10
09 October 2025 - 20:55

Kandidati për kryetar të Komuna e Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, në “Politiko” është shprehur i bindur në fitoren e tij në zgjedhjet lokale, të cilat mbahen këtë të diele.

Ai tha se mbështetja që ka nga qytetarët dhe rezultatet e punës gjatë mandatit të tij i japin siguri për një fitore që në raundin e parë.

“Nëse qytetari e vlerëson punën e një kryetari të tij, unë besoj se ne ecim pa balotazh dhe unë e kam besimin e plotë. Pres që të dielën në mbrëmje ta festojmë fitoren tonë,” tha Bulliqi, duke theksuar numrin e madh të projekteve të realizuara në këtë periudhë qeverisjeje. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.