Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

E papritur në fund/ Kandidatja e PDK-së: Hajde bano në Kamenicë se me mu bohet ma mirë- Ndërhyn Surdulli i LDK-së: Për ty boll kjo pjesëmarrje

Gazeta10
02 October 2025 - 22:12

Debati zgjedhor për Kamenicën në “Politiko” ka përfunduar me ironi e me shtrëngime duarsh mes kandidatëve. 

Teksa autori i emisionit Kushtrim Sadiku theksoi rolin e qytetarëve në vendimmarrje: “Kush do të jetë kryetar do ta vendosin qytetarët e Kamenicës, të cilët janë të kulturuar e të qetë. Këtë po e them unë që nuk jam nga atje, unë nuk jetojë në Kamenicë.”

Kandidatja e PDK-së, Jona Arifi iu përgjigj duke i bërë ftesë për të jetuar atje, pasi sipas saj me ardhjen e PDK-së në pushtet në atë komunë do të jetë më mirë.

“Mundesh me ardhë me jetu në Kamenicë, me qeverisjen tonë, ka me qenë ma e mirë.”

Ndërsa Surdulli i LDK-së ironizoi me pjesëmarrjen e Arifit në debat: “Për ty boll është kjo pjesëmarrje që e ke ba.” /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.