
Kandidati për kryetar të Komuna e Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ashpër ndaj fushatës që, sipas tij, po zhvillohet nga kampi kundërshtar politik.
Në “politiko” me Kushtrim Sadikun, ai tha se propaganda ka kaluar çdo kufi politik duke përfshirë edhe familjen e tij në akuza të pavërteta.
“Mu më ka brengos shumë fakti i uljes së nivelit, kthimi në personale dhe familjare,” deklaroi Bulliqi.
Ai theksoi se akuzat për vetura dhe propagandë të lidhur me djalin e tij janë të pavërteta dhe kanë për qëllim dëmtimin e tij politikisht. “Kjo tregon nivelin e politikës së tyre,” shtoi ai. /Gazeta10