Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Kanë qenë bashkë, s’thojnë po më vjen keq çka i kem bo Prishtinës’ – Çeku për Ramën dhe Ismailin

Gazeta10
08 October 2025 - 21:49

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, e ka komentuar kandidaturën dhe fushatën e Uran Ismailit të PDK-së për të parin e kryeqytetit. 

Çeku në “Politiko”, përmendi listën e 10 veprimeve urgjente të publikuara nga rival i tij, duke theksuar se shumica lidhen me çështje të drejtorive dhe ndërmarrjeve që udhëhiqeshin nga PDK-ja.

Ai shtoi se Ismaili nuk ka pranuar kurrë përgjegjësinë për dështimet e kaluar dhe nuk ka kërkuar ndjesë për ndikimin e tij në zgjedhjen e kryetarit aktual të Prishtinës.

“Para disa ditësh publikoi një listë me 10 veprime urgjente që tha se do t’i bëjë menjëherë në javën e parë si ta marrë detyrën. 9 nga ato 10 veprime lidhen me drejtoritë që i ka udhëheq PDK-ja dhe me ndërmarrjet që i udhëheqë sot. Katër vjet i ka pas, dy me drejtori, katër me ndërmarrje, dhe prapë sot, pasi njerëzit e vet aty kanë dështuar, po del dhe premton të njëjtat,” tha Çeku. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.