Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘Kemi investuar mbi 250 milionë euro’, Shpejtim Bulliqi: 1.5 herë kemi me shumë investime

Gazeta10
09 October 2025 - 20:38

Kryetari i komunës së Podujevës dhe kandidati për një mandat të ri nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se gjatë periudhës së tij pesëvjeçare të qeverisjes janë realizuar investime rekord në infrastrukturë dhe zhvillim komunal.

Sipas tij, në periudhën 2020–2025 janë investuar 200 deri në 250 milionë euro, krahasuar me rreth 150 milionë euro investime gjatë 20 viteve të qeverisjeve të mëparshme lokale.

“Në vetëm pesë vite kemi 1.5 herë më shumë investime sesa në dy dekada të kaluara,” tha Bulliqi, duke theksuar se këto shifra tregojnë për një qeverisje më efikase dhe dinamike në zhvillimin e Podujevës. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.