
Gjatë debatit për zgjedhjet lokale në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, komentatori politik Blerim Gashi i drejtoi një pyetje kandidatit për kryetar të Prishtina, Hajrulla Çeku, lidhur me jetën e natës në kryeqytet.
“Prishtinën e bën një sen të veçantë jeta e natës. Qysh ke me ba se tash në ora 23:00 po na mbyllin, qysh ke me ia ba kësaj pune, se Prishtina njihet për jetën e natës?”, pyeti Gashi.
Çeku u përgjigj se kjo pjesë është thelbësore për identitetin dhe ekonominë e qytetit:
“Jeta e natës është identitet për Prishtinën, por edhe ekonomi, dhe këto dyja duhet me i ruajt. Nëse pretendojmë të ndërtojmë një qytet të gjallë, një qendër metropolitane dhe ndërkombëtare të kulturës e sportit, nuk mund ta mbyllim një pjesë të rëndësishme si kjo.”
Ai shtoi se në bashkëpunim me sektorin e gastronomisë dhe banorët e qendrës po punohet për të gjetur një formulë funksionale për të gjitha palët. /Gazeta10
Për më shumë, ndiqeni debatin.