
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi u paraqit përmes një videolidhjeje sonte në “Politiko”.
Gashi doli i pari në rezultatet preliminare në Obiliq, ku fitoi 46,47% te votave apo 5,809 vota nga qytetarët, shkruan Gazeta 10.
Xhafer Gashin e futi në balotazh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi me 44,04% të votave apo 5,505 vota gjithsej.
Gashi në “Politko” i falenderoi të gjithë qytetarët që i dhanë besim me votat e tyre për qeverisjen e ardhshme. Ai tha se prapë jemi në garë, i prijmë garës dhe shpresojmë që balotazhin do ta fitojmë.
Ai tha se edhe tri herë më përpara kishte qenë në balotazh dhe se gjithherë ka qenë i kujdesshëm me qytetarët, e prandaj edhe kësaj radhe koalicionin do ta bënte me qytetarët./Gazeta 10
Ndiqeni videon e plotë për më shumë detaje nga Gashi: